Në vitin 2003 ministri norvegjez i peshkimit deklaronte se “Rracat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen”, duke kërkuar jo pak herë largimin e të huajve nga shteti i tij.

Por më pas, ai takoi atë, ish-Miss Iranin, Bahareh Letnes, një refugjate në vendin e tij, të cilin deri në ato momente Per Sandberg kërkonte ta mbronte me çdo kusht nga të huajt.

Pavarësisht distancës, lidhja që Letnes mbante me vendlindjen ishte e fortë, duke marrë pjesë në disa konkurrues bukurie, duke fituar edhe disa trofe si: Miss Irani në 2013, Miss Globe në Iran në vitin 2014 dhe Miss Grand International në Iran në të njëjtin vit.

E nga një konkurs në tjetrin, ata takohen dhe mes tyre lindin shkëndijat e para. E pikërisht ai që dikur apelonte se racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, bie në dashuri me bukuroshen iraniane, e cila sot është e fejuara e tij.

Top Channel