Milinkoviç-Savic, operacion thuajse i pamundur, por Milani do provojë deri minutën e fundit

13/08/2018 17:07

Një operacion thuajse i pamundur të mbyllet deri të premten në mbrëmje, kur mbyllet edhe merkato në Serie A, por duket se Milani do të provojë deri në minutën e fundit të rrëmbejë serbin Milinkoviç-Savic nga Lazio.

Leonardo është duke punuar prej ditësh për këtë tranferim të mundshëm, por duket se nuk është i vetëm pasi ka marrë një mbështetje të madhe, të paktën sipas mediave italiane, në këtë operacion nga fondi “Elliott”.

La7 në Itali ka dhënë lajmin së fundmi se Milani ka bërë edhe ofertën e parë te Lazio, 110 milionë në total, 44 milionë, me opsion blerje dhe 55 milionë plus bonuset. Megjithatë ende kjo ofertë nuk është zyrtarizuar.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat deri mbrëmjen e së premtes, nëse Milani pas Higuain, Caldara e Bakayoko do të vërë në dispozicion të Gattusos një super lojtar si Milinkoviç-Savic nga Lazio.

Top Channel