Me rrobat që mbante veshur ditën e masakrës, me të njëjtën veshje me të cilën më pas u vetëdorëzua, Ritvan Zykaj u soll në Gjykatën e Vlorës për të dëgjuar akuzën e prokurorisë për vrasjen e 8 kushërinjve në Resulaj, Selenicë.

Mes thirrjeve të policisë për të ruajtur qetesinë, gazetarët e pyetën 24-vjeçarin nëse është penduar apo jo pas masakrës me të madhe në vend të dekadave të fundit, por përgjigjia nuk erdhi.

Ritvan Zykaj nuk foli për askënd. Ai shqiptoi vetëm emrin për gjykatën, ndërsa avokati që ia caktoi shteti kërkoi ekspertimin psikik të klientit, qe ju dha pas shumë përpjekjeve për të gjetur një mbrojtes.

  Në gjyq për masë sigurie, Ritvan Zykaj i hutuar dhe me sy të nxirrë në sallë

Prokurori Saimri Smaga ndërtoi dinamikën e krimit të 8-fishtë. Sipas prokurorisë familja e vrasesit po shkonte për të drekuar të premten, kur njëra nga viktimat Vasilika, i kishte akuzuar prindërit e Ritvanit se ai i kishte vjedhur pulat.

Prokurori tha se pasi palët ishin sqaruar kishin vazhduar rrugën, ndërkohë që konflikti ishte diskutuar edhe gjatë drekës, në të cilin Ritvani ishte shprehur i pakënaqur për kushërinjtë që e akuzonin për gjithçka që ndodhte në fshat.

Përpara se dreka të përfundonte Ritvani është çuar 30 minuta më herët nga tavolina dhe është larguar drejt banesës, ndërkohë që pas të shtënave ai i ka dërguar njërit prej kushërinjve filmimin e dy prej të vrarëve.

Prokurori deklaroi se i riu e kishte gjetur armën të fshehur në disa shkurre larg shtëpisë dhe se pas negociatave ai u dorëzua të shtunën në mëngjes.

Vrasësi ka pranuar se ai është autori i masakrës, por nuk është hajdut. “Kusherinjte talleshin me mua”, -ka shtuar ai,- “ditën e fundit u thane prindërve se mua më urrenin të gjithë në fshat.”

Në të njëjtën ditë protestuan në Gjykatën e Vlorës familjarët e Sylkie dhe Olsi Hoxhallarit, të vrarë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

Për banorët e Vlorës e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Ritvan Zykajn, pavarësisht se dënimi me vdekje është hequr në 1999 pasi u shpall antikushtetues.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel