Vetëm 8 minuta, Ronaldo shënon golin e parë bardhezi – VIDEO

12/08/2018 19:15

Juventusi i befasoi të gjithë pak ditë më parë kur transferoi nga Reali i Madridit fituesin e 5 “Topave të Artë”, Cristiano Ronaldon dhe tashmë tifozët kanë nisur të ëndërrojnë.

Portugezit i kanë mjaftuar vetëm 8 minuta në një ndeshje miqësore “brenda familjes”, me skuadrën e dytë të Juventusit, për të shënuar golin e parë me fanellën e re.

Në “Villa Perosa”, ku po luhet ndeshja brenda familjes ka pasur duartrokitje të pafundme për luzitanin dhe ai që është mrekulluar nga forma e Ronaldos në fushë ka qenë edhe presidenti Andrea Agnelli.

Top Channel