PSG e nis kampionatin me fitore, Neymar-it i mjaftojnë 10 minuta për gol

12/08/2018 22:55

PSG e ka nisur me fitore të pastër kampionatin, duke mposhtur 3-0 Caen.

Braziliani Neymar arriti të shënojë pas vetëm 10 minutash lojë, ndërsa goli i dytë i ndeshjes u shënua nga Rabiot.

PSG e dominoi totalisht ndeshjen ndaj një kundërshtari i cili arriti të krijojë shumë pak në sulm.

Në fundin e ndeshjes, talenti Weah shfrytëzoi një gabim të portierit kundërshtar dhe e vulosi ndeshjen në 3-0.

Top Channel