“Divani Lunxhot”, një festival shumëplanësh i traditës së zonës së Lunxhërisë

12/08/2018 13:55

“Divani Lunxhot” një festival shumëplanësh i traditës së zonës së Lunxhërisë, ishte eventi më i rëndësishëm i muajit Gusht në rrethinat e Gjirokastrës.

Festivali ngjiti në skenë përveç ansamblit “Lunxhëria”, grupin e Cfakës, të rinjtë e Tepelenës, grupin “Zëri i Bilbilit”, grupin e Krrabës, grupin vllah të Kavajës, grupin folklorik “Avjerinos” nga Janina etj.

Koço Vasili, artisti që morri pjesë në organizimin e eventit tha se festa është kthyer në traditë tashmë.

Ilir Selba që përfaqëson grupin “Visaret e Kërrabës”, thotë se grupi ka ruajtur rreth 25 kostume të vjetra dhe po përpiqet të sjellë nëpër evente melodi të harruara baritore të zonës së Kërrabës.

Festivali që u ndoq nga autoritete lokale, ministrja e Kulturës dhe shumë vizitorë të huaj, tërhoqi vëmendjen për larminë e veshjeve brenda një mbrëmjeje të vetme.

Kulinaria e zonës së Lunzhërisë ishte pjesë e festës që zgjati deri në mesnatë. Byreku, lakrori, djathi, mishi dhe vera e zonës ishte një befasi për ata që i shijuan gjatë mbrëmjes.

Top Channel