Agjencia amerikane hapësinore NASA ka shtyrë misionin e saj të dërgimit të një sateliti më afër Diellit se më parë.

Sonda The Parker Solar u programua të nisej në Cape Canaveral në Florida këtë të shtunë, por një hetim i minutës së fundit e shtyu me 24 orë.
Tashmë ajo është programuar për të dielën në mëngjes. Sonda quhet “Parker Solar Probe”, për nder të Eugene Parker, astrofizikanes amerikane për Diellin, dhe do të fluturojë më afër Diellit tonë se çdo objekt tjetër. “Parker” do të nisë misionin me anë të një rakete të madhe “Delta-IV Heavy”.

Ajo do ta dërgojë sondën në brendësi të sistemit diellor, duke aktivizuar misionin e NASA-s që për 6 javët e para do të mund të kalojë Venusin e më pas do të bëjë “takimin” e parë me Diellin pas 6 javëve të tjera. Sonda me përmasën e një makine pritet të arrijë në destinacion në vitin 2024.
Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë pse kurora e diellit, shtresa më e jashtme e atmosferës së saj është më e nxehtë se sipërfaqja. Anija kozmike do të orbitojë diellin 24 herë, duke marr mostra nga erërat diellore dhe duke bërë një vëzhgim më të afërt, duke qëndruar në një temperaturë prej 1.377 gradë Celsius.

Për t’u mbrojtur nga këto kushte ekstreme është përdorur një shtresë karboni me porcelanin thotë NASA.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel