Modriç, Interi shpreson deri në frymën e fundit. “AS” e “Marca”: Rinovon me Realin

11/08/2018 09:13

Tundimi përballë ofertës së Interit ishte i fortë, por në fund Luka Modriç duket se ka vendosur të qëndrojë te Reali i Madridit, duke pranuar kështu mundësinë e parefuzueshme të rinovimit të ofruar nga Florentino Perez.

Ende nuk ka një zyrtarizim të gjithçkaje, por kjo e shtunë pritet të jetë dita vendimtare për të kuptuar të ardhmen e nënkampionit të botës me Kroacinë, i cili pasi ka vlerësuar të gjitha mundësitë me familjen e tij, duket se ka zgjedhur të qëndrojë në Madrid.

Vendimtar besohet të jetë bërë rritja e pagës në 10 milionë euro neto në sezon, po aq sa merr edhe Sergio Ramos te Reali.

Megjithatë, tentativat nga ana e Interit kanë ekzistuar e ndoshta do të provohet edhe në këto orë të fundit, pavarësisht se optimizmi duket se është si të drejtuesit, ashtu edhe te tifozët.

Këta të fundit mbajnë ende shpresa, pasi Perisiç publikoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqeshin 3 lojtarë kroatë të zikaltërve…në pritje të të katërtit. Por, shumë shpejt do të vinte edhe kundërreagimi i medieve spanjolle, “AS” dhe “Marca”, të cilat theksojnë se Perez ka luajtur kartën e fundit në dispozicion, duke i ofruar rinovimin fantazistit kroat me një pagë të niveleve të një “Topi të Artë” të Botërorit.

Top Channel