Kjo është java e 138-të e klasifikimit zyrtar të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe pavarësisht projekteve të reja që bëhen pjesë të listës, kjo javë nuk ka ardhur me shumë ndryshime.

8 projekte të reja janë futur në “The Top List” për këtë javë, ku disa prej tyre janë renditur mjaft mirë. Si kënga debutuese më e mirë e javës është bashkëpunimi i Jon Tarifa dhe Stanley Clementina, “Your Life”, i cili renditet në vendin e 17-të.

Ndryshe nga javët e kaluara, gjatë kësaj javë 10 vendet e para kanë qëndruar thuajse të njëjtat, duke mos ndryshuar pozicion. Ndërkohë që 8 vendet e para mbeten si ato të javës së kaluar, 2 vendet e tjera janë zëvendësuar nga bashkëpunimi i Alban Skënderaj dhe Young Zerka, “Deja Vu” si edhe nga “Madam” e Mozzik.

“Deja Vu” është një ndër këngët që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë, me 29 të tilla, duke u renditur në vendin e 9-të. Ndërsa Mozzik ka humbur një pozicion nga java e kaluar me “Madam”, duke zënë vendin e 10-të.

Kjo është renditja e 10 vendeve të para për këtë javë:

1. Tayna ft. Don Phenom – Columbiana
2. Tayna – Shqipe
3. Elvana Gjata & Ledri Vula feat. John Shahu – Mike
4. Unikkatil – Ni Milion Rrugë
5. Butrint Imeri – Alea
6. Ledri Vula ft. Lyrical Son – Princess Diana
7. Butrint Imeri – Ma Cherie
8. Dhurata Dora – Jake Jake
9. Alban Skenderaj ft. Young Zerka – Deja Vu
10. Mozzik – Madam

Top Channel