Kontrollet e AKU vazhdojnë në zonat turistike për cilësinë e furnizimit të ushqimeve, ku janë kontrolluar furgonët që furnizojnë lokalet dhe marketet.

Në Vlorë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.

Për sa më sipër, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.
Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga AKU e Vlorës duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë.

Top Channel