Marseille hedh sfidën për titullin, 4-0 ndaj Toulouse – VIDEO

10/08/2018 22:47

Marseille-Toulouse ka hapur siparin e Ligës franceze për sezonin 2018-2019, ku vendasit kanë triumfuar 4-0 në një ndeshje që për ta ka shërbyer për të treguar se këtë sezon edhe ata do të jenë në garë për titullin.

Dimitri Payet ka kaluar në avantazh të tijët në fund të pjesës së parë, duke kthyer në gol një 11-metërsh të akorduar në të 45-tën.

Ka qenë pikërisht 31-vjeçari Payet, i cili ka dyfishuar shifrat në 2-0 në të 62-ën.

E teksa luheshin minutat e fundit, Valere Germain në të 89 dhe Florian Thauvin në shtesë, shënuan edhe 2 gola të tjerë duk treguar superioritetin e skuadrës marsejeze.

Top Channel