Hidhet nga ura në ujërat e Vjosës, në kërkim të 57-vjeçarit

10/08/2018 12:53

Një 57-vjeçar është hedhur nga ura në ujërat e Vjosës, por nuk ka dalë më që aty. Sipas burimeve policore N.S pasditen e të enjtes është parë nga kalimtarët e rastit.

“Më datë 09.08.2018, rreth orës 15:57, shtetasi N.S, 57 vjeç, banues në fshatin Rapck, Përmet, dyshohet se është hedhur nga ura e fshatit Rapck në lumin Vjosë dhe nuk ka dalë më. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe polumbarët të cilët kanë filluar kërkimet përgjatë lumit Vjosë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka qënë në gjendje depressive”, thotë policia e Gjirokastrës.

Top Channel