Tentoi të vriste grekun, arrestohet fieraku i dënuar me 13 vite burg

09/08/2018 09:38

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Fierit.

Florent Kodhelaj është dënuar me 13 vite burg ,nga Gjykata e Kyparissis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017, për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76,22 i Kodit Penal.

Shtetasi Florent Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta.

Top Channel