Orët e fundit të merkatos në Angli u zbuluan si ato më frenetiket për skuadrat britanike, në meremetimet e fundit që i lejon koha e transferimeve të verës.

Evertoni, që mbylli një sezon aspak të shkëlqyer vjet, kërkon të jetë protagonist me kualifikimin në Champions, e për këtë ka shpenzuar miliona. Vendi i 8 sezonin e kaluar është cilësuar i papranueshëm nga drejtuesit, që finalizuan dy goditje nga Barcelona.

Pas zbarkimit të Lucas Digne nga katalanasit, dy lojtarë të tjerë do të luajnë në skuadrën nga qyteti i Liverpoolit, Yerry Mina dhe André Gomes. Të dy këta kaluan me sukses vizitat mjekësore, të zhvilluara në fshehtësi në një spital të Barcelonës, e morën miratimin nga klubi për t’u transferuar në Premier League.

Evertoni do të jetë skuadra që do të zbulojë shifrat e të dy transferimeve, por janë mësuar ndërkohë dhe formulat. Yerri Mina do të debutojë me “Toffees” në huazim, e nëse do të bindë ekipin anglez, heroi i Kolumbisë në Botërorin e kësaj vere do të blihet përfundimisht. Ndërkohë, André Gomes largohet nga Barcelona me një shitje finale, pasi nuk arrindi të bindë në kampin “blaugrana”.

Evertoni bëhet gati të derdhë kështu shuma të mëdha parash këtë merkato, pas 21 milionëve që shpenzoi për Digne dhe plot 56 milionë eurove për Richarlison. Bilanci i tri sezoneve të fundit në “Goodison Park” është i frikshëm, me 280 milionë euro të shpenzuara.

Top Channel