Shkëndija e Tetovës zhvilloi përgatitjet e fundit të saj në “Red Bull Arena” për ndeshjen e raundit të tretë të Ligës së Kampioneve me skuadrën e Salzburgut. Është një ndeshje e vështirë kjo për skuadrën tetovare dhe këtë e pranoi edhe trajneri i saj Qatip Osmani.

“Luajmë një ndeshje ndaj një kundërshtari cilësor që ka arritur rezultate te larta ne vitet e fundit, jemi të përgatitur për ketë përballje edhe pse behet fjale për Salzburgun dhe do të kërkojmë që do të marrim një rezultat pozitiv. Janë dy ndeshje dhe ne duhet të hyjmë në fushën e lojës me kujdes”, tha Trajneri Qatip Osmani/trajner i Shkëndijës.

Ndërsa kapiteni i skuadrës, Armend Alimi deklaroi se Shkëndija do të thotë fjalën e saj në fushën e lojës

“Na presin dy ndeshje të vështira kundër Red Bull Salzburgut. Salzburgu është favorit ndaj nesh, por edhe ne kemi diçka për të treguar në fushën e gjelbërt. Jemi shumë të motivuar dhe shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë në këto dy ndeshje”, tha Armend Alimi/kapiteni i Shkëndijës.

Ndeshja mes Salzburg dhe Shkëndijës do të luhet sot në orën 19:00 në Salzburg Shtadion. Skuadra që do të kualifikohet në playoff do të luajë me fituesin e çiftit Crvena Zvezda/Spartak Trnava, ndërsa humbësja do të luajë në playoffin e Europa League me fituesin e çiftit Cork-Rosenborg.

Top Channel