Një studente amerikane ka bërë që fotot e diplomimit të saj të mbahen mend gjatë, pasi pozoi me veshjen tradicionale përkrah një aligatori 4 metra të gjatë.

Makenzie Noland është studente e universitetit “A&M” të Teksasit, e diplomuar tashmë në shkencat e jetës së egër dhe nënujore. Por, ajo ka punuar për disa kohë edhe në Qendrën e Shpëtimit “Beaumont”, që mban rreth 450 aligatorë, krokodilë dhe reptilë të tjerë.

Por, është “Big Tex” ai që ka tërhequr të gjithë vëmendjen, një aligator i marrë në qendër në vitin 2016.

Makenzie dhe Tex kanë krijuar një marrëdhënie të veçantë, që kur ajo iu bashkua qendrës në maj. Ajo thotë se aligatori i përgjigjet kur e thërret në emër dhe reagon ndaj sinjaleve të saj me duar, kur ajo hyn rregullisht në ujë për ta ushqyer.

“Unë futem në ujë me atë kafshë çdo ditë. Ai është një nga shokët më të mirë të mi këtu”, thotë ajo për BBC-në, duke iu përgjigjur kështu pyetjes nëse ka frikë prej tij.

Top Channel