Jennifer Aniston thotë se ajo, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow, kanë biseduar për një rikthim të mundshëm të serisë së famshme Friends.

Ajo madje, thotë në një intervistë të dhënë kohët e fundit, se ajo fantazon për rikthimin së bashku në ekranin e vogël…

Unë nuk e di se si seria do të dukej sot, por asnjëherë nuk i dihet. Janë të shumta shout që rikthehen me sukses, thotë Aniston, e pse të mos rikthehet edhe Friends…

Seria e famshme televizive, është prodhuar për 10 vite duke nisur nga 1994. dhe gjatë transmetimit të saj, ka shkaktuar të qeshura pa fund…
Që kur u largua nga Friends, Aniston ka pasur një karrierë të suksesshme në kinema, ndoshta e vetmja nga yjet e serisë që e ka bërë këtë. Ndër filmat e shfaqur në ekran ku Aniston ka luajtur janë We’re The Millers, Horrible Bosses, The Break-Up dhe Marley & Me.

Top Channel