Portieri e bën dramë që në nisje të kampionatit – VIDEO

06/08/2018 08:26

Një nisje e tmerrshme e kampionatit për portierin e skuadrës skoceze të Dundee, Jack Hamilton.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes dhe gjithçka ishte mbërthyer në shifrat e barabarta 1-1, kur portieri merr një top nga një prej mbrojtësve dhe më pas e dreqos gjithçka.

Një hezitim i pakuptimtë u shoqërua me humbjen e topin, të cilin më pas një prej kundërshtarëve e dërgon në rrjetë duke i dhënë 3 pikët skuadrës së St. Mirren bë javën e parë të kampionatit skocez.

Top Channel