Një pamje e papërsëritshme, balena 40 tonëshe del në sipërfaqe – FOTO

06/08/2018 13:56

Duhet të jesh tepër me fat që të shijosh një spektakël të tillë, edhe pse paksa paksa e rrezikshme.

Një çift balenash 40 tonëshe kanë dhuruar një spektakël që rrallë herë mund të shihet nga syri i njeriut, e të ruhet në aparatet fotografik.

Ato fare pranë një anije me turistë kanë filluar të tregojnë potencën e tyre, duke u hedhur mbi sipërfaqen e ujit disa herë.

Një pamje e bukur, por edhe paksa e rrezikshme, pasi nëse balenat do të ishin më pranë do të mund të shkaktonin përmbysjen e anijes.

Shfaqja e rrallë është fotografuar pranë brigjeve të Monterey në Kaliforni.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel