Vjen goli i parë në Belgjikë për Gurin, ja shënon Anderlecht-it të Abazajt

05/08/2018 16:30

Pas asistit që në ndeshjen e parë me Oostende, sulmuesi i Kombëtares Sidrit Guri ka arritur të shënojë golin e parë në Belgjikë.

Ish-sulmuesi i Kukësit ka arritur ta bëjë këtë gjë pikërisht ndaj gjigantëve të Anderlecht edhe pse goli i tij u sfumua nga 5 gola të shënuar nga vendasit.

Guri luajti si titullar në këtë ndeshje, por pa arritur të marrë pikë në humbjen 5-2 të skuadrës së tij.

Në anën tjetër, ish-sulmuesi i Luftëtarit të Gjirokastrës, Abazaj, nuk ka qenë grumbulluar fare me skuadrën e Anderlecht në këtë ndeshje.

Top Channel