Barcelona po arrin shifrën e 100 milionë eurove të arkëtuara nga shitjet e futbollistëve gjatë kësaj verem, ndërkohë që ka blerë Arthur, Lenglet, Malcom dhe Arturo Vidal për të cilët ka shpenzuar në total 126.9 milionë euro.

Ndërsa pret të zgjidhë të ardhmen e Yerri Mina, Andre Gomesh, Marlon, Paco Alcacer, Sergi Samper e ndoshta edhe Rafinhas, klubi katalanas ka sigurua shifrën prej 91.7 milionë Eurove të përfituara deri tani nga ky aspekt, shifër së cilës pritet t’i shtohen edhe 3.5 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve.

I fundit që u largua Barcelona ishte Aleix Vidal që u rikthye te Sevilla me skuadrën andaluziane që pranoi të paguajë 8.5 milionë euro për kartonin dhe 2 milionë të tjerë si bonuse. Gjatë kësaj jave, Barcelona mbylli edhe çështjen e transferimit të Lucas Digne te Everton për 20 milionë euro dhe 1.5 milionë Euro si bonuse.

Premier League ishte destinacioni edhe për Gerard Deulofeu që kaloi te Watford, i cili pagoi në total 17 milionë euro duke përfshirë dhe bonuset. Të ardhurat më të mëdha Barcelona do t’i përfitojë nga Guangzhou që do të derdhë 50 milionë Euro për kartonin e tij pasi të ketë përfunduar periudha e huazimit.

Top Channel