Divjaka është një nga zonat më prodhuese të vendit. Produktet e dala nga zona e Divjakës zënë vendin kryesor në tregun vendas dhe jo vetëm.

Këtë vit duket se fermerët e Divjakës kanë dalë më të kënaqur nga vitet e tjera. Si çdo vit, edhe për 2018-ën, nga Divjaka janë eksportuar mijëra tonë produkte bujqësore drejt vendeve të BE-së dhe rajonit, ku vendin kryesor e zë kultura e shalqirit.

Risan Janku është një nga prodhuesit dhe eksportuesit e zonës, i cili këtë vit pati prodhim të bollshëm.

“Ndryshimi i farërave dhe teknologjisë ishte sekreti i suksesit të eksporteve të rritura. Në Divjakë po mblidhet prodhimi i fundit, ndërsa ekspertët po furnizohen nga fshatrat e tjera.

Kërkesa është e madhe për prodhimet e zonës, por fermerët thonë se nuk kanë më, sepse i gjithë prodhimi u shit

Top Channel