“Verë dhe Portokalle” në Tiranë, turi veror mbyllet sonte në Devoll

03/08/2018 13:42

Spektakli “Vere dhe Portokalle” dhe humori i aktoreve te ‘Portokalli’ u ndal në Tiranë mbrëmjen e 2 gushtit, duke freskuar kryeqytetin me batutat e artistëve në spektaklin e së enjtes në sheshin Skënderbej.

Aktorët e trupës më të dashur në mbarë trevat shqiptare, u ndalën në stacionin e tyre të fundit në Tiranë duke përmbyllur turin veror të ”Verë dhe portokalle” në këtë sezon turistik.

Veç humorit, edhe orkestra e spektaklit sfidoi temperaturat e larta në qendrën e kryeqytetit, duke dhuruar emocione për spektatorët e shumtë që mbushen sheshin Skënderbej.

Pas Tiranës, trupa e “Portokalli” do të ndalen në Devoll për të përmbyllur turin veror të ”Verë dhe portokalle” në këtë sezon turistik.

Top Channel