Në Premier League është kohë rinovimesh. Pas Gabriel Jesus me Manchester United, i erdhi radha Pedro Rodriguez që të ndërmarrë këtë hap me skuadrën e Chelsea.

Klubi londinez bëri të ditur zgjatjen e kontratës me sulmuesin spanjoll deri në vitin 2020 me opsion rinovimin e mëtejshëm të saj edhe për një sezon tjetër.

“Është diçka shumë pozitive për mua. Këtu ndihem shumë mirë me të gjithë. Ishte shumë e rëndësishme që të vijoja karrierën me Chelsea, me të cilin dua të fitoj tituj e trofe. Dua të jap ndihmën time dhe të shënoj gola me këtë fanellë”, u shpreh ai.

Pedro u transferua te Chelsea në vitin 2015 kur la skuadrën e Barcelonës. Në 3 sezone me Blutë e Londrës 31-vjeçari ka luajtur 131 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 28 gola.

Gjatë kësaj kohe ai ka fituar titullin kampion të Anglisë në 2017 dhe Kupën e Anglisë këtë vit.

Top Channel