Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Në një intervistë për televizionin publik në Kosovë, ai është shprehur se s’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje, e as këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re.

Haradinaj ka vlerësuar se “kushdo që luan me kufi, është duke ia bërë një nder Vladimir Putinit”.

Kryeministri i vendit, po ashtu ka thënë se “miqësia jonë me Amerikën është e përhershme. Do të ketë Amerikë në Kosovë, përjetësisht”.

Top Channel