Bashkia Tiranë ka hapur thirrjen për projektin e Internshipit “Fillo me një Ide- Fito një Internship në Bashkinë Tiranë”

Të rinj, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeç ftohen të aplikojnë brenda datës 7 gusht 2018 me një koncept për projekt ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje.

Përmes një procedure konkurrimi, do të përzgjedhjen 16 fitues me konceptin më të mirë për projekt/studim.

Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit. Në përfundim të internshipit do të jepet çmimi në vlerë monetare 62.500 lekë/personi (bruto) dhe certifikatë për pjesëmarrje.

Top Channel