Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, homologu i tij kosovar dhe zëvendëspresidenti i federatës maqedonase u takuan këtë të enjte në Prishtinë për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm të bashkëpunimit. 3 shqiptarët që kanë poste drejtuese në 3 vende të ndryshme, ishin në selinë e FFK pak javë pas procesit zgjedhor për presidencën e federatës së Kosovës.

“Falënderoj të dy mysafirët e veçantë për urimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë. Ne diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellët. Do të vijojmë në të gjitha aspektet që kemi pasur, vëllazërore”, u shpreh Agim Ademi, president i FFK,

“President i FSHF Do të doja që sot ta takoja mikun tim Fadil Vokrri, por ai tani nuk është më. Të urojmë Agimin të vijojë punën e tij”, tha Armand Duka.

Duka e Sejdini garantuan presidentin Ademi që bashkëpunimi do të thellohet akoma më shumë mes federatave për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këto vende, në rritjen e cilësisë dhe të masivizimit

Top Channel