Lewis Hamilton konfirmohet fenomen në shi. Piloti britanik i Mercedesit fitoi “pole position” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë, duke lënë pas shokun e skuadrës Valteri Bottas dhe Kimi Raikkonen me Ferrari.

Vetëm në vend të katërt Ferrari tjetër me Sebastian Vettel, i cili e pati vështirë në pistën e lagur.

Paraqitje zhgënjyese edhe për Red Bullin. Verstappen u rendit në vendin e shtatë, ndërsa Ricciardo në të dymbëdhjetin.

Top Channel