Foto ilustruese

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 43-vjeçar pasi në ambientet e palestrës së tij është gjetur një sasi e vogël kokaine.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Armando Lajthia, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në ambjentet e palestrës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Top Channel