Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish futbollin argjentinas, që pavarësisht spektaklit në fushë, vijon të prodhojë incidente jonormale jashtë saj.

Kështu ish-portieri i Almagros dhe i Atletico Uruguait, Facundo Espindola, u qëllua për vdekje me thikë në një bar, ndërsa autori i krimit është një tjetër ish futbollist.

Bëhet fjalë për Nahuel Oviedo, i cili ka luajtur si sulmues i River Plate, Huracan dhe i San Telmos, ndërsa gjithçka ndodi pas një sherri të nisur në një kafene.

Policia arriti të vërë në pranga Oviedon, pas vetëm disa minutash nga vrasja, ndërsa mediat në Argjentinë raportojnë se sulmuesi kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Top Channel