Divizioni i smartfonëve të Sony-t vazhdon të mos ketë performancë të mirë, por kompania mbetet lider në treg përsa i përket sensorëve të imazhit.

Prodhimi më i fundit i Sony, IMX586, premton një hap të madh në cilësinë e imazhit, duke rritur rezolucionin në 8000 x 6000, që Sony thotë se është numri më i lartë i pikselëve në industri.

Telefonat nga 808 PureView e Nokia-s në 2012 deri në Huawei P20 Pro të këtij viti kanë eksperimentuar me teknika të ngjashme me sensorë me 40 megapikselë ose më shumë, por IMX586 i Sony ka të ngjarë të jetë një zgjidhje më e mirë.

Top Channel