Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness, ka sulmuar shumë ashpër Mesut Özilin pas njoftimit të lojtarit i cili vendosi që të tërhiqet nga kombëtarja gjermane.

“Jam i kënaqur që fantazma nuk do të luajë më. Ka vite me radhë që nuk luan mirë. Nuk ka luftuar që nga Kampionati Botëror i vitit 2014. Tani është duke fshehur performancën mizerabël me foton e Erdoganit”, tha Hoeness në deklarata për “Bild”.

Hoeness dëshiron që Özil të përballet me Bayern Munchen sepse “kur luajmë kundër Arsenalit, e dimë që ai është pika e dobët”.

Duke kujtuar performancën e Özil në Kupën e Botës në Rusi, Hoeness flet me ironi: “Askush nuk e ka vënë në pikëpyetje se kush ka luajtur keq në Kupën e Botës. 35 milionë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët natyrisht nuk ekzistojnë në botën reale, e dinë se si u paraqit Ozili”.

Top Channel