Foto ilustruese

21 emigrantë, kryesisht sirianë e irakianë janë ndaluar nga policia kufitare në Devoll gjatë fundjavës që lamë pas.

Pjesa më e madhe e tyre, 17 klandestinë, u ndaluan në Trestenik të Devollit, ndërsa grupi tjetër prej 4 personash u ndalua ne qytetin e Bilishtit.

Pas kryerjes së procedurave ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Top Channel