Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

FAQOLLI PARA VETTINGUT. NUK PARAQET PROBLEME

Përpara institucioneve te Vettingut doli gjyqtari I gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli të cilit i rezultojnë të gjitha deklarimet e rregullta. Vendimi për të do të jepet më 25 korrik.

GJERMANIA VIJON ME BLERJEN E “TRURIT”

Gjermania kërkon punonjës për azilet dhe spitalet. Për të stimuluar të huajt janë lehtësuar procedurat për ata që do punësohen në këto institucione ku ka mungesa të mëdha punonjësish

INVESTIME KA, POR NUK KA UJË

Edhe pse janë pjesë e projektit të ujësjellësit që financohet nga gjermania, sahatet e ujit në fshatin Kalush të Rrogozhinës janë mbuluar nga bari. Prej 7 vitesh nuk vjen ujë në rubineta.

BANON KUNDËR SOROS NË EVROPË

Ish këshilltari i Trump Steve Banon do të themelojë një lëvizje të djathë në Europë. Qëllimi do të jetë kundërpesha ndaj George Soros dhe ndikimit të tij në kontinentin e vjetër

INCIDENT NË TORONTO, 1 E VDEKUR, 15 TË PLAGOSUR

Një vajzë e re u qëllua për vdekje e 15 persona të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna në Toronto të Kanadasë. Vetë autori i ngjarjes vdiq në shkëmbim zjarrin me policinë.

Top Channel