Migjen Basha mund të konsiderohet zyrtarisht futbollisti më i ri i Arisit të Selanikut.

Pasi i përfundoi kontrata me Barin, mesfushori i kombëtares kuqezi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në kampionatin grek te skuadra e sapongjitur në futbollin helen.

Entuziasëm i madh në rradhët e tifozëve të Aris për transferimin e Bashës në Selanik. 31-vjeçari është pritur në aeroport nga një grup tifozësh ultras të Arisit madje njëri prej tyre mbanin veshur fanellën e klubit selanikas me emrin e Kristi Vangjelit mbi shpinë për t’i uruar mirëserardhjen një tjetër futbollisti shqiptar, shkruan supersport.

Vangjeli ka lënë shenjë në periudhën që ka luajtur për skuadrën selanikase dhe të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe Basha.

“Do të jap 200% për ekipin dhe të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për klubin. Ka mbetur vetëm vizita mjekësore por gjithçka është në rregull, nesër është firma”, ishin fjalët e para të Bashës.

Në orët e ardhshme Basha pritet të firmosë zyrtarisht edhe kontratën që do ta lidhë me Arisin për 2 sezonet e ardhshme.

Top Channel