Arrestohet bashkëpunëtori i grabitëses së karburanteve, në pranga kushëriri 22-vjeçar

23/07/2018 10:51
Foto ilustruese

Një ditë pas arrestimit të grabitëses 31-vjeçare të karburanteve, policia e Fierit ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e saj.

Bëhet fjalë për Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos dhe kushëriri i 31-vjeçares Anna Malaj. Më 2 korrik në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja. Ndërkohë më 7 korrik në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Një javë më pas në 15 korrik, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Top Channel