Yjet e falimentuar të botës së spektaklit (Foto)

22/07/2018 14:10

Fitojnë shuma marramendëse, por edhe yjet gjenden në vështirësi financiare, e në këtë rast fajin nuk e ka mungesa e të ardhurave, por keqmenaxhimi i tyre.

Nga Kim Basinger tek Mike Tyson, shumë VIP-a dorëshpuar kanë provuar në kurriz falimentimin për shkak të shpenzimeve pa fre dhe vendimeve të gabuara.

FOTO GALERI
1/6
Mes shtëpive, varkave, veseve pafund, verërave të shtrenjta dhe divorceve të kushtueshhme, Johnny Depp ka arritur të shpenzojë 2 milionë dollarë në muaj. 75 milionë dollarë i ikën për blerjen dhe mirëmbajtjen e 14 shtëpive luksoze anembanë globit e miliona të tjera i ka hedhur në erë me makina ekstravagante.

Top Channel