“Sokaku i të marrëve” ka çuar në Gjirokastër trupën e Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore në një premierë absolute, krijimtaria e së cilës ishte frymëzuar nga vepra e Kadaresë “Kronikë në gur”.

E sjellë si një retrospektivë jetësore, artistët e trupës së ansamblit përcollën tek publiku krijimet e përshtatura për krahinën e jugut, me muzikë përfaqësuese nga Përmeti në Gjirokastër.

Shfaqja është pasuruar me materiale të reja që janë shkruar enkas për këtë premierë të mirëpritur nga publiku vendas dhe i huaj.

Shfaqja e trupës së Ansamblit Popullor e çeli siparin e vet dy ditë më parë me interpretimet në shtëpitë e vjetra gjirokastrite që kanë mbajtur gjallë traditën popullore.

Top Channel