Lajmet kryesore të ditës, 22/07/2018 – 16:00

22/07/2018 16:01

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RADARËT BËJNË “NAMIN”
Akset kryesore po monitorohen nga policia rrugore me radarë. Qëllimi është rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe shmangia e aksidenteve.

AKU NIS AKSIONIN NË TIRANË
Pas kronikës së TOP Channel për djathin me niseshte që tregtohet lirshëm, AKU nis aksionin në kryeqytet, duke bllokuar 180 kg djathë me niseshte.

TURISTËT NGA RAJONI, FUNDJAVË NË BREGDET
Mijëra pushues nga rajoni i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë, për të kaluar fundjavën dhe pushimet verore. Sipas të dhënave të policisë së Kufirit, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 25 mijë persona.

KUJDES NGA DIELLI, REKOMANDIMET E MJEKËVE
Rrezet e forta të diellit mund të shkaktojnë sëmundje të lëkurës. Dermatologët rekomandojnë shmangien në orët e pikut dhe përdorimin e kremit.

“ROZË GOLD”, TRENDI I VERËS 2018
Ngjyra rozë mbetet edhe këtë verë në modë. Nga veshjet, këpucët e cantat, roza gold tashmë pushton edhe aksesorët. Roza gold u bë e njohur nga Apple në 2015.

Top Channel