Izraeli ka arritur që të evakuojë pjesëtarë të grupit civil të mbrojtjes “Helmetat e bardha” nga një zonë konflikti në jugperëndim të Sirisë.

Rreth 422 vullnetarë janë dërguar në Jordani gjatë natës përmes Lartësive Golan, të pushtuara prej shtetit hebre. Britania e Madhe, një prej vendeve që kërkoi ndihmën e Izraelit, e përshëndeti operacionin dhe tha se do të ofrojë ndihmën e saj për strehimin e personave në fjalë.

“Helmetat e bardha” e përshkruajnë veten si “forcë vullnetare” që vepron për të shpëtuar banorët në zonat e luftës në Siri. Por, edhe ata vetë kishin mbetur të bllokuar në zonën kufitare pranë Lartësive Golan pas një ofensive të ushtrisë siriane.

Forcat izraelite të mbrojtjes këmbëngulin se kanë vepruar me kërkesë të Amerikës, Anglisë dhe shteteve të tjera europiane.

Top Channel