Është gjetur mënyra për të rijetuar finalen e Botërorit të Rusisë, që u mbyll përpara një jave.

Franca dhe Kroacia kanë zbritur sërish në fushën e lojës, por këtë radhë futbollistët ishin fëmijë.

Të veshur me fanelat e protagonistëve, vogëlushët ritreguan atë çfarë ndodhi në mbrëmjen e 15 korrikut, duke e imituar në mënyrë të përkryer, golat, sjelljen e lojtarëve, minutat e golave të shënuar, madje edhe ngritjen e trofeut të Botërorit nga ana e Francës.

Top Channel