City dhe United, klubet më ‘dorëshpuar’ të 5 viteve të fundit

22/07/2018 21:59

Një miliardë e 874 milionë euro është kjo shifra e çmendur që kanë shpenzuar dy klubet e Manchesterit, City dhe United në merkato nga viti 2013-të e deri më sot, para që jo domosdoshmërish kanë sjellë suksesin te dy prej klubeve kryesore në ishull sepse në Champions League asnjëra prej tyre nuk ka arritur të triumfojë.

Manchester City kryeson listën e klubeve që kanë shpenzuar më shumë në merkato në 5 vitet e fundit me mbi 1 miliardë euro të shpenzuar, shifër që u kalua nga blerja e algjerianit Riyad Mahrez pak muaj më parë. Me 860 milionë euro Manchester United pozicionohet në vendin e 2-të e ndjekur nga Barcelona, Juventusi dhe PSG.

Mund të tingëllojë e çuditshme por Reali i Madridit edhe pse ka fituar 4 herë Championsin në vitet e fundit pozicionohet në vendin e 9-të të këtij klasifikimi special me vetëm 546 milionë euro të shpenzuara duke lënë pas Interin. Ja lista e plotë e 10 klubeve që kanë shpenzuar më shumë para në merkato nga viti 2013-të e deri më sot.

Top Channel