Blendi Shkëmbi dhe Orges Shehi, dy ish kapitenë dhe kampionë të Skënderbeut të Korçës, u përballën sot me njëri-tjetrin në një sfidë të veçantë.

Që të dy tashmë janë në rolin e trajnerit, me korçarin që drejton Teutën dhe durrsakun që drejton Skënderbeun, dy skuadra që sot zhvilluan një takim miqësor mes tyre, në qytetin juglindor.

Ndonëse Skënderbeu e nisi sfidën me një organikë ndjeshëm më cilësore, nuk e pati qartësinë e duhur në fazën sulmuese për të konkretizuar aksionet.

Për ekipin durrsak, që ka bërë ndryshime të mëdha krahasuar me skuadrën që mbylli sezonin, mund të konsiderohet një rezultat pozitiv, sepse kishin përballë një kundërshtar ekspert.

Skënderbeu para testit me Teutën kishte fituar 2-0 me Maliqin dhe barazuar 0-0 me Renovën, ndërkohë që Teuta, mposhti Kastriotin 4-1.

Top Channel