Rusia u kërkon SHBA-ve lirimin e gruas së arrestuar për spiunazh

21/07/2018 17:25

Pas takimit të shumëdiskutuar mes Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Helsinki të Finlandës, një tjetër hap i rëndësishëm është regjistruar në marrëdhënien mes dy vendeve.

Kështu paraditen e të shtunës, Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kreu një telefonatë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Mes shumë diskutimesh, Lavrov kërkoi që Shtetet e Bashkuara të lironin nga burgu Maria Butinan, një ruse e arrestuar me akuzat për spiunazh.

Sipas ministrit rus, gruaja mbahet padrejtësisht në burg dhe me akuza të fabrikuara, ndaj ka kërkuar që Pompeo të ndërhyjë për lirimin e saj.

Detajet e telefonatës mes Lavrov dhe Pompeos u bënë të ditura nga ministria e Jashtme ruse nëpërmjet një deklarate, ku theksohej se u diskutua edhe për përmirësimin e situatës humanitare në Siri.

Top Channel