Në pranga 2 drejtues mjetesh, 12 leje drejtimi të pezulluara – VIDEO

21/07/2018 08:15

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet gjatë orëve të natës për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për abuzimin me alkoolin nga drejtuesit e mjeteve.

Vetëm gjatë orëve të natës janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh në kryeqytet për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu policia e kryeqytetit bën të ditur se janë pezulluar edhe 12 leje drejtimi për alkool në masën që varionte nga 0.28 mg/l deri 0.48 mg/l.

Top Channel