Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BASHA NË DURRËS: TË NDALOJMË RAMËN DHE DAKON
Lulzim Basha u tha durrsakëve se “ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës pas shumë vitesh tiranie mafioze të krimit dhe korrupsionit, arsyet kryesore të shkatërrimit të zgjedhjeve te lira”.

PYJET BULQIZË. KLOSI PREMTON PEZULLIM KONTRATE
Ministri Blendi Klosi ishte në Bulqizë ku u premtoi qytetarëve që protestuan për prerjen e pyjeve se do të bëjë gjithçka lejon ligji që kontrata me privatin të pezullohet.

NIKOLLA: UNIVERSITETET, DEGË STUDIMI SIPAS TREGUT
Edhe nxënësit me mesatare nën 6 do të mund të përfshihen në arsimin profesional duke iu përgjigjur nevojave të tregut të punës. Ministrja Nikolla tha se është shtuar oferta e orientuar akademike dhe profesionale.

PISHINAT, ISHSH: ASNJË PROBLEM
Temperaturat e larta I kanë drejtuar njerëzit edhe drejt pishinave. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor siguron cilësinë për përdorim dhe i vetmi shqetësim i  konstatuar është mbipopullimi.

SUPERIORJA, MICI ZYRTARIZOHET TE SHKËNDIJA
Gledi Mici është tashmë lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës, në kampionatin maqedonas. Futbollisti u largua nga Skënderbeu për t’iu bashkuar tetovarëve, ndërsa lajmin e bëri të ditur vetë klubi sportiv.

Top Channel