Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ONM VS. BASHKIM DEDJA
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është kundër vendimit që nxori të pastër nga Vettingu Bashkim Dedjan dhe ka rekomanduar ankimimin në komisionin e pavarur të Apelimit.

GJINARI, NJË TJETËR DESTINACION PËR VERËN
Në Elbasan, zona e Gjinarit tërheq gjithmonë e më shumë pushues. Të shumtë janë ata që ë preferojnë këtë zonë malore në ditët e nxehta të verës.

SHBA ASISTON UKRAINËN PËR MBROJTJEN
200 milionë dollarë ndihmë ushtarake i është dhënë Ukrainës nga SHBA për të rritur aftësinë e saj mbrojtëse. Uashingtoni tha se ndihma do përdoret për programe stërvitore, komunikim dhe operacione të tjera.

IZRAELI KUNDËRPËRGJIGJET PËR VRASJEN E USHTARIT
Ushtria e Izraelit i është përgjigjur me bombardime objektivave ne Gaza. Reagimi erdhi pas vrasjes së një ushtari izraelit të sulmuar në kufi.

RITA JONË NUK ZHGËNJEN
Rita Ora do të jetë mes yjeve të botës së muzikës në festivalin “S.H.A.R.E.” në Barcelonë. Por të gjithë njerëzit kanë vlerësuar hijeshinë e saj teksa pozonte në ballkonin e një shtëpie për një set fotografik.

Top Channel