Interi ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë në këtë periudhë të përgatitjeve parasezonale, teksa është ndarë në barazim 3-3 me rusët e Zenitit.

Në sfidën e luajtur në Pisa, Antonio Candreva ishte nota më e mirë për zikaltrit e Spallettit, pasi sulmuesi italian u rikthye të shënojë pas më tepër se një viti.

Numri 87 zikaltër kombinoi bukur me Dalbert dhe shkarkoi të djathtën nga një distancë prej 25 metrash, duke gjetur trekëndëshin e portës së Zenitit.

Golat e tjerë për Interin u shënuan nga kapiteni Icardi dhe sulmuesi i ardhur këtë verë nga Argjentina, Lautaro Martinez.

Spalletti provoi plot 18 lojtarë në këtë sfidë, ndërsa në dy miqësoret e para, zikaltrit regjistrojnë një fitore ndaj Luganos dhe një humbje ndaj Sionit.

Top Channel