UEFA i rikthehet gjysmëfinales së Champions, dënon presidentin e Romës

20/07/2018 22:53

UEFA ka dënuar presidentin e Romës, James Pallotta, por edhe klubin me 19 mijë euro gjobë për fyerjen e zyrtarëve të ndeshjes pas humbjes nga Liverpoolit në gjysmëfinalen e Champions.

Pallotta shpërtheu pas ndeshjes duke i quajtur ‘qesharak’ zyrtarët e takimit dhe kjo ka bërë që UEFA ta dënojë atë me 3 mua pezullim të funksioneve të tij, duke nisur që nga takimi i parë në Europë.

Ndërkohë është dënuar edhe klubi me një gjobë prej 19 mijë eurosh.

Top Channel