Sulm me thikë në Gjermani, të paktën 14 të plagosur

20/07/2018 16:05

Një njeri i armatosur me thikë ka sulmuar pasagjerët e një autobusi në Lubecck, në Gjermani.

Paraprakisht mendohet se janë të paktën 14 persona të plagosur, shifër që mund të rritet në orët në vijim.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, sipas të cilave, agresori duket se është një iranian rreth 30 vjeç që është arrestuar nga policia.

Top Channel